E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, ushtarët britanikë akte abuzimi seksual

Ende pa u mbyllur skandali i ushtarëve amerikanë që urinonin mbi trupat e viktimave, trupat ndërkombëtare që veprojnë në Afganistan janë përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë.

Dy ushtarë britanikë janë arrestuar nga policia ushtarake mbretërore nën akuzën e abuzimeve seksuale me dy të mitur në Afganistan. Lajmi është publikuar nga “The Sun”.

Dy ushtarët e grupit Mercian Battle Group kanë ngacmuar seksualisht një djalë dhe një vajzë të vogël afgane, të dy 16 vjec, duke filmuar abuzimet për t`ua treguar shokëve.

Presidenti afgan Hamid Karzai është shprehur “i tronditur” nga lajmet mbi dy ushtarët britanikë, që kishin inkurajuar dy fëmijët afganë të bënin akte seksuale.

Ndërkohë, komanda e NATO-s në Kabul ka ndërhyrë lidhur me cështjen duke deklaruar se ka nisur një proces hetimor për verifikimin e fakteve dhe se nëse do të rezultojë e vërtetë, ngjarja do t`i kalojë drejtësisë ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›