E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme në Kandahar, 22 persona të vrarë

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën gjatë dy shpërthimeve vetëvrasëse në Kandahar të Afganistanit. Mësohet se nga sulmet që kanë goditur një treg të mbushur me njerëz janë plagosur edhe 50 persona të tjerë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se njëri sulmues ka shpërthyer motoçikletën me eksploziv, ndërsa tjetri ka hedhur veten në erë.

Të gjitha viktimat mësohet të jenë civilë, ndërsa përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë talibanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›