METE: Kontroll të gjitha spoteve publicitare abuzuese
Besian Pesha: Reagimi i ministrisë pas ankesave të konsumatorëve!
Kontroll reklamave çorientuese, faturave abuzive në adresë të konsumatorëve si dhe praktikave të tjera të pandershme në dëm të popullatës. Prej disa javësh Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në Ministrinë e Ekonomisë ka nisur një aksion, që ka në shënjestër pikërisht kompanitë e mëdha. Nuk kanë munguar as penalizimet për tre prej tyre. Në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme, që përbëjnë praktika të padrejta tregtare nga ana e operatorëve tanë ekonomike dhe që janë në kundërshtim me kërkesat e ligjit "Për mbrojtjen e konsumatorëve". "Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në përgjigje të ankesave të konsumatorëve dhe pas dëgjimit të përfaqësuesve të shoqërive përkatëse mori disa vendime kundrejt subjekteve Albtelekom sh.a, Albanian Airlines dhe Uji i Ftohtë 'Tepelenë'", deklaroi për mediat drejtori i përgjithshëm i politikave tregtare në METE Besjan Pesha. Duke argumentuar për secilën kompani sipas Peshës, mënyra e faturimit të shërbimit të telefonisë fikse nga Albtelekom sh.a, është në kundërshtim me kërkesat e ligjit "Për mbrojtjen e konsumatorëve", pasi fatura me formën e saj aktuale nuk i jep mundësi konsumatorit të verifikojë me përpikmëri llogaritjen e çmimit të këtij shërbimi. Sipas Peshës, komisioni shqyrtoi praktikën e përsëritur nga Albtelekom sh.a në lidhje me mospërfshirjen e TVSH në çmimet e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, siç ishte rasti i publicitetit "Flisni pafundësisht me të gjithë numrat Albtelekom, vetëm me 500 lekë" dhe së fundmi rasti i tarifave të shërbimit të ADSL, aneks i kontratës përkatëse. "Komisioni vendosi gjobitjen e Albtelekom sh.a dhe urdhëroi atë të marrë menjëherë të gjitha masat për rregullimin e çmimeve konform ligjit "Për mbrojtjen e konsumatorëve" për të gjitha shërbimet që ofron kjo shoqëri", nënvizoi drejtori i politikave tregtare. Ndërkaq, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit shqyrtoi dy publicitete të Albanian Airlines të publikuara në websit-in e kësaj kompanie, të cilat nga përmbajtja e tyre përbëjnë praktika çorientuese për konsumatorin, duke mos dhënë mundësinë e një informacioni të saktë dhe të plotë në lidhje me çmimin përfundimtar që konsumatori duhet të paguajë për një udhëtim të caktuar.