E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i Izraelit ndaj anijeve, Turqia thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Ankara, 31 maj, NOA - Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandos së Izraelit në flotën e anijeve me ndihma për Gazën, ku mbetën të vrarë të paktën 10 aktivistë.

Nënsekretari i ministrisë së Jashtme turke, Salim Jenel, i tha se Ankaraja po e tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli, dhe ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Jenel tha se ambasadori izraelit është paralajmëruar për dëmtim të pakthyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai i hodhi poshtë pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, të cilat ishin inspektuar nga një vend i NATO-s, mund të kenë trafikuar armë.

Kjo ndodhi në ujërat ndërkombëtare, dhe kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne e ftuam ambasadorin e Izraelit këtu. Ne thamë se kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar sepse ky ishte konvoj që mbante vetëm mallra humanitare. Ishte një iniciativë paqësore, dhe është e papranueshme, tha Jenel.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun tha se ai është i shokuar nga sulmi. Ndërkohë, dhjetëra mijë demonstrantë protestuan në rrugët e Stambollit.

Greqia u tërhoq nga stërvitjet ushtarake me Izraelin, dhe e anuloi vizitën në Athinë të ushtarakëve të lartë izraelitë.

Lëvizja Islamiste, Hamas u bëri thirrje myslimanëve që të protestojnë para ambasadave izraelite në botë.

Në Bruksel, ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian sot mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa kryediplomatja Ketrin Eshton i kërkoi Izraelit hetime të plota.

NOA/RFE

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›