Dramat e tregtarëve që iu dogj malli: Dua të shes veshkën
Po të kisha qenë atë natë pranë dyqanit që po digjej do të isha hedhur në zjarr. Ai ishte e gjithë puna dhe mundi i jetës sime. Tani nuk kam më asgjë. Nëse dikush ka nevojë për një veshkë, unë do ta shes timen, për ti dhënë mundësi vazjës të vazhdojë shkollën. U shkatërrova . Naxhie Seferi e ka përjetuar në mënyrë dramatike shkatërrimin e dyqanit të saj në tregun pranë shkollës teknologjike. Në një intervistë për gazetën IDEA, një nga njerëzit që rropaten 18 orë në ditë për të siguruar jetesën e familjes tregun dramen e saj pasi ka parë ti shkatërrohet e gjithë djersa e saj.
-Si u ndjeve atë natë kur more vesh se kishte rënë zjarr pikërisht ketu pranë dyqanit tënd ?
E di si jam ndjerë, shyqyr që nuk isha këtu, se po të isha këtu do isha hedhur në flakë?
-Çfarë malli ke pasur në dyqan?
Un kam pasur dyqan që shisja çokollata, biskota, çamçakiza. Kam kaq kohë që punoj dhe mu shkatërrua cdo gjë
-Kush të lajmëroj për zjarrin ?
Më njoftoi vajza ime që e kam në shkollë jashtë shtetit. Më tha o ma a u dogj babi? Po jo moj, i thash çfarë po thua. Më tha hape televizorin dhe shiko cpo ndodh. Unë atë natë nuk erdha, erdhi burri im se po të kisha ardhur atë natë do isha hedhur në flakë, nuk mund ta shoh djersën time të digjet.
-Sa vite ka që e ke dyqanin këtu ?
Unë kam 11 vjet dhe falenderoj shumë bizneset e mëdha që më kanë ndihmuar të punoj këtu pa likuidim, kur unë sot në këto momente nuk di çtë them, jam keq, shumë keq.
-Sa mall ke pasur brenda?
Unë u jap mall pa likuidim tregtarëve të mi që vijnë nga Bulqiza, nga Lezha, Puka etj. U them të gjithë tregtarëve të mi: Të shtunën do vini të më jepni lekë se të shtunën do iki për furnizim, ata më likuidojnë dhe unë të shtunën kam vajtur dhe kam marrë mbi 10 milionë lekë mall. Mallin që kisha marrë e që u dogj e kisha të palikiuduar dhe tani nuk ku ti gjej paratë që ta paguaj. Nuk kam më asgjë.
-Ku ishit ju gjatë kohës që ka rënë zjarri ?
Unë jam një familjare dhe po ikja nga puna në shtëpi, nuk dija gjë kjo ka marrë flakë në një kohë kur ikëm të gjithë në shtëpi.
-Si është menduar të zgjidhet kjo situatë?
Asnjë nuk do të dijë për ne. Shteti është shumë në krize, por ne që ekzistojmë dhe qëndrojmë këtu jemi jo në krizë, po në superkrizë, në depresione shumë të mëdhaja Të lutem më dëgjo dhe kupto gjendjen time. Unë nuk e dua jetën më, unë dua të them këtu përpara teje dhe pëpara të gjithëve, në qoftë se do ketë nevojë ndonjë njeri, unë jam gati të shes një veshkë, jap dhe një numër telefoni, jam gati ta shes. Bëj thirrje tani në këtë numër që të jap dhe kush të dojë të më thojë sepse unë kam një fëmijë që e kam jashtë shtetit me studime, e kam në shkollë, nuk dua të më dalë në rrugë. Nuk dua të më dalë fëmija në rrugë sot. Më kanë marrë disa në çelular të më pyesin si jam, por un kam kaluar në krizë tani dhe nuk di se cdo të ndodhë me vonë. Skam askënd kë të akuzoj dhe ai që i ka ndodhur kjo, i është djegur gjithë malli ka pasur shumë, më vjen keq për atë dhe për bizneset e tjera.
Në çdo vend tjetyër, pas një katastrofe të tillë për këta njerëz, do të ishin kompanitë e sigurimit ato që do të paguanin dëmin. Por të gjitha këta dyqane kanë qenë të pasiguruar.
Ergisa Cenuka /IDEA/
Shkrime të tjera me interes: