Përplasje fizike mes kryetarëve të PS lokale
02/02/2012 Asambleja e Lushnjës
Ka degjeneruar në sharje dhe dhunë fizike asambleja e Partisë Socialiste në qytetin e Lushnjës. Ish-kryetari Llazar Sefa i është drejtuar kryetarit aktual Bujar Çela se është i paaftë për të drejtuar degën lokale të partisë. Ndërsa kryetari aktual i është drejtuar me fjalët se është i lirë që të ikë nga PS-ja, në rast se nuk i pëlqen mënyra e drejtimit. Kaq është dashur dhe më pas debatet janë kthyer deri në dhunë fizike. Por siç raportojnë burime brenda asamblesë, kjo ka ndodhur pasi kanë ikur të deleguarit Bashkim Fino dhe Erion Veliaj. Duket se pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj, po edhe me lëvizjet e fundit që ka propozuar Rama, ku në shumë qarqe janë zëvendësuar të deleguarit e kryesisë, janë rritur tensionet në bazën socialiste. Një ditë më parë me tonë të ashpra është zhvilluar mbledhja e asamblesë së Beratit, ku anëtarët e saj kanë kundërshtuar me forcë largimin e Erion Braçes drejt Korçës. Vetë Braçe është shprehur se nuk do të lëvizë nga Berati, dhe kjo që po ndodh është çorganizim i partisë dhe jo organizim i saj. Por nuk është vetëm Erion Braçe që ka kundërshtuar lëvizjen e tij nga zona elektorale, por edhe anëtarë të tjerë të kryesisë nuk kanë rënë dakord me këto lëvizje. Kjo sepse shumica e tyre kanë vite që kandidojnë në këto zona dhe e njohin mirë mentalitetin e anëtarësisë. Vetë Edi Rama e ka quajtur si riorganizim të partisë, por në shumë raste kjo ka sjellë çoroditjen e bazës, e cila, e mësuar tashmë me figurat e saj, s’mund ta pranojë faktin e ndërrimit të funksionarëve të lartë.