E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me pistoletë, ndalohet një nga shoqëruesit e autorit

17/07/2009  Në festën e maturës, nuk rrëfeu për lojën me pistoleta

ELBASAN-“Loja me lufta”, por këtë herë me pistoletë e disa të rinjve 3 ditë më parë vijon të jetë në qendër të vëmendjes së policisë së Elbasanit. Seksioni Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan ndaloi dje Miklova. G 19 vjeç me banim në lagjen “Kala” Elbasan për moskallëzim të ngjarjes së ndodhur më datë 14.07.2009, tek “Kryqëzimi Rinia”, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, ku shtetasi S. Koka 19 vjeç me banim në lagjen “Shënkoll” ka qëlluar me pistoletë të tipit TT në drejtim të mjetit Tayota, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Deliu 20 vjeç dhe A Zeqaj 19 vjeç të dy me banim në këtë qytet. Ndërkohë nëpërmjet hetimeve agjentët kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje, Arlind. Ll 20 vjeç me banim në lagjen “Kala” dhe Borjan F. 20 vjeç me banim në lagjen “Luigj Guraguqi” Elbasan. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” si dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Ndërkohë vazhdon puna për gjetjen e autorit kryesor të të shtënave, i cili duket se ka mundur t’i shpëtojë deri tani policisë. S. K bashkë me disa adoleshentë të tjerë kanë pasur një konflikt me një grup tjetër teksa merrnin pjesë në një mbrëmje mature.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›