Berisha: Zogu, një ndër burrat më të mëdhenj të kombit
17/07/2009 Vendoset shtatorja e mbretit Ahmet Zogu në qendër të Burrelit
“Armiqësia ndaj Ahmet Zogut ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve”
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për vendosjen e shtatores së mbretit Ahmet Zogu në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit. Gjatë kësaj ceremonie Berisha ka vënë në dukje kontributin e madh të mbretit Zogu i Parë në kohët më të vështira për vendin dhe kombin. Sipas tij, vendosja e shtatores së mbretit Zogu i Parë është një nder i madh që i bëhet mbarë kombit shqiptar. Duke kujtuar rrjedhën e historisë së shtetit shqiptar, Berisha tha se pavarësia u shpall në Vlorë, por shteti modern shqiptar nisi në Mat me një nga burrat më të mëdhenj të kombit - Ahmet Zogun. “Mbreti Zogu i Parë do të hynte dhe kryesonte skenën politike shqiptare në kohët më të vështira për vendin dhe kombin, në kohën kur ishte vënë në pikëpyetje, edhe pas shpalljes së pavarësisë, vetë ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekjet më të përbindshme nga ata që copëtuan shqiptarët dhe Shqipërinë për të shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajë dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vjet nga themelimi i alfabetit të tij dhe sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se mbreti Zog konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të merrnin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj. Për kreun e qeverisë Ahmet Zogu, si mbreti i të gjithë shqiptarëve, së bashku me flamurin u bë simboli më i pamposhtur i idesë së bashkimit kombëtar, i shpresës së shqiptarëve, kudo që ndodheshin, për liri dhe dinjitet kombëtar. Në fjalën e tij kreu i qeverisë nuk la pa kujtuar edhe urrejtjen që u përcoll ndaj mbretit Zog nga komunistët dhe diktatura e tyre. “Por pas luftës ai do të ishte mbreti i vetëm në Evropë që nuk do të lejohej të kthehej në vendin e tij. Armiqësia dhe qëndrimi ndaj Ahmet Zogut ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve, armiqësi ndaj qenies së shqiptarëve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesë e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste për të bashkuar Shqipërinë me ish-Republikën Federative të Jugosllavisë”, - tha Kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit u shpreh se ata që themeluan partinë komuniste shqiptare, si repart i partisë komuniste jugosllave, nuk synonin gjë tjetër veçse shuarjen nga harta të Shqipërisë së pavarur. “Por mbreti qëndroi si vigan deri ditën që ndërroi jetë në Paris, në miqësi dhe vlerësim të lartë nga gjenerali Sharl dë Gol, i cili vlerësonte kontributin e tij në rezistencën antinaziste. Mbreti nuk reshti së përpjekuri për të çliruar shqiptarët nga klika hoxhiste, për të çliruar shqiptarët, kudo që ishin, nga pushtimet barbare dhe mizoritë që përjetonin”, - deklaroi Berisha. Shtatorja e përuruar sot në qendër të qytetit të Burrelit është vepër e skulptorit matjan Maksim Shurdhi. Ajo është realizuar me fondet e bashkisë dhe mbështetjen e biznesit privat.
Ceremonia
Kreu i qeverisë, i ftuar nderi në këtë ceremoni, zbuloi në mënyrë simbolike shtatoren e nderit së bashku me pretendentin e fronit mbretëror shqiptar, Leka Zogu i Parë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor etj. Berisha vlerësoi se me këtë shtatore “vendoset në piedestalin që e meriton njëri prej burrave të shquar të kombit shqiptar”.
Vlerësimet
Kryeministri Berisha ka vlerësuar në maksimum figurën e Ahmet Zogut. “Me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajë dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vjet nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane”, - tha shefi i ekzekutivit.
Leka i Parë vlerëson vendosjen e shtatores së mbretit Ahmet Zogu
“Një eveniment historik që i takon gjithë Shqipërisë, por sidomos Matit”
Pretendenti për fron, me gjithë temperaturat e larta, nuk ka munguar në ceremoni
Pretendenti për fronin mbretëror shqiptar, Leka Zogu i Parë, e ka vlerësuar si një eveniment historik vendosjen e shtatores së babait të tij, mbretit Ahmet Zogu, në qendër të qytetit të Burrelit. Leka Zogu i Parë u shpreh se ndihej shumë i prekur dhe i nderuar që kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në këtë ceremoni, duke vlerësuar se vendosja e shtatores së mbretit Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit është një eveniment historik, që i përket gjithë Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë Matit, pasi atje është vendi i origjinës së tij. “Jam shumë i prekur që kryeministri pranoi me marrë pjesë në këtë ceremoni. Është një moment historik, që i takon gjithë Shqipërisë, por sidomos Matit”, - tha pretendenti për fron Leka i Parë. I ulur në një karrige me rrota për shkak të moshës së shkuar, ai është treguar shumë energjik gjatë ceremonisë. Duke marrë parasysh lidhjet shpirtërore, por mbi të gjitha ato të origjinës me rrethin e Matit dhe qytetin e Burrelit, pretendenti për fron, me gjithë temperaturat e larta, nuk ka munguar në këtë ceremoni të veçantë, ku iu thurën lavde babait dhe gjithë familjes së tij.
Familja mbretërore shqiptare ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në ekzil. Pas rreth 63 vjetësh pretendenti për fronin mbretëror shqiptar, Leka Zogu i Parë, u kthye përfundimisht në Shqipëri në verën e vitit 2002, i shoqëruar me nënën e tij, mbretëreshën Xhiraldinë, bashkëshorten e mbretit Zog, gruan e tij Suzana, dhe të birin Leka. Pretendenti për fronin mbretëror shqiptar vetëm pak ditë pasi kishte lindur u detyrua të largohej nga atdheu bashkë me familjen për shkak të pushtimin të vendit nga italianët. Familja mbretërore shqiptare fillimisht u vendos në Greqi e më pas në Turqi. Familja mbretërore kaloi shumë vjet duke lëvizur nga njëri vend i Europës në tjetrin. Gjithashtu familja mbretërore kaloi disa vjet edhe në Egjipt dhe Afrikën e Jugut. Me vdekjen e Ahmet Zogut në vitin 1965, kurorën mbretërore e trashëgoi i biri, Leka Zogu I. Pas disa endjesh në vende të ndryshme të botës, ai u vendos në Afrikën e Jugut. Vizitën e tij të parë në Shqipëri Leka Zogu e tentoi në vitin 1994. Në vitin 1997 ai u rikthye dhe drejtoi referendumin për formën e regjimit. Pas rezultateve, të cilat nxorën se shqiptarët ishin për vazhdimin e Republikës, Leka Zogu u vesh ushtarak dhe përkrahësit e tij patën disa përplasje me forcat e rendit. Ndaj tij u hap një gjyq në mungesë, me akuzën “përmbysje me forcë të rendit kushtetues”. Më vonë Leka Zogu përfitoi nga një amnisti dhe në vitin 2002 u lejua të kthehej paqësisht në atdhe.
Angazhimet në politikë
Pretendenti për fronin shqiptar dhe familja e tij gjatë këtyre viteve janë angazhuar indirekt në politikën shqiptare. Vitin e fundit, kryesisht gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Leka Zogu II ka marrë pjesë në disa takime elektorale të partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Në këto takime ai ka vlerësuar në maksimum qeverisjen e vendit në katër vjetët e fundit nga kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij. Në shumë takime Leka Zogu II ka kërkuar që elektorati të votojë PLL-në, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”, që drejtohej nga PD-ja. Preferencën politike pretendenti për fron e tregoi pak ditë më parë, kur përmes një mesazhi uroi kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhje dhe të mandatit të dytë qeverisës. “Fitorja juaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri”, - thuhej në mesazh.