Sulmi ndaj Bazes, amb. e SHBA: Të skandalizuar

Ambasada amerikane ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze."Jemi të skandalizuar nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze", thuhet në një deklaratë të ambasadës. Ambasada e SHBA-së thekson se sulmet ndaj medias dhe gazetarëve errësojnë lirinë e shtypit. Ambasada amerikane mbështet dënimin e aktit të dhunës nga qeveria. "Autoritetet të kryejnë hetim të plotë dhe të shoëjtë për zbardhjen e incidentit", theksohet më tej në deklaratë. Ambasada thekson se mbështet me forcë lirinë e shtypit dhe vlerëson se çdo formë presioni mbi median është e papranueshme.