Braçe: Të zbardhet e vërteta
03/11/2009 PS-ja për ARMO
Partia Socialiste shprehu dje dyshimin e saj për qëllimin e rishikimit të kontratës së shitjes se ARMO-së nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti. “Në Ministri, në qeveri po punohet ethshëm për një operacion shpëtimi, që i fal kësaj kompanie miliona euro borxh, duke nisur nga një vendim me vlerë 300 milionë lekë të reja mbetur peng prej dy mbledhjesh në qeveri për shkak të paligjshmërisë së tij. Çështja është thellësisht ligjore në raport me Gjykatën Kushtetuese, ligjet në fuqi, por edhe në raport me kontratën e shitjes së kompanisë ‘ARMO’, kontratë të cilën u detyrua me dhunë ta votojë Kuvendi për ta bërë përgjegjësinë të pandëshkueshme”, - u shpreh deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij, në vendimin Kushtetues, në ligj dhe kontratë janë shkruar një sërë detyrimesh dhe është caktuar me ligj që Ministria e Ekonomisë të kontrollojë ligjshmërinë në treg, por dhe zbatimin në detaje të kontratës së shitjes. “Në këtë pikë dyshimi i madh është se interesat e kujt po mbron Ministria e Ekonomisë”, - tha Braçe.