E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy reporterë të KE-së, sot vizitë në Tiranë

Sot, në Tiranë, pritet të vijnë dy reporterë nga Këshilli i Evropës, të cilët do të mbledhin fakte për mënyrën e zëvendësimit të deputetit Biberaj nga delegacioni shqiptar në KE. Dy reporterët Jaakko Laakso dhe David Wilshire do të diskutojnë edhe për "Ligjin e Dosjeve‘ të miratuar pak kohë më parë nga Kuvendi. Takimet janë planifikuar me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, e Kryetaren e Parlamentit, zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare. Pjesë e takimeve të dy reporterëve do të jenë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i KQZ, dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por nuk do të mbeten jashtë vëmendjes së dy reporterëve edhe përfaqësuesit e huaj në vendin tonë, si shefi i Misionit të OSBE-së dhe ambasadori i KE-së.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›