E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet baza e Princit Harry, vriten 2 marinsa amerikanë

Dy marinsa amerikanë u vranë sot në mëngjes nga një sulm kundër një baze ushtarake britanike në Afganistan, ku ndodhet edhe Princi Harry i Britanisë.

Zyrtarë ushtarakë thanë se kryengritësit përdorën mortaja dhe raketa kundër bazës Kampi Bastion në provincën Helmand.

Ata thanë se Princi Harry, i treti në rradhë për fronin britanik, nuk kishte qënë kurrë në rrezik.

Ai është dislokuar atje si pilot helikopteri. Kryengritësit talibanë janë zotuar ta vrasin atë, por nuk është e qartë nëse Princi britanik ishte në shënjestër të sulmit të sotëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›