Sulmohet zyra e partisë së Nikolicit në Mitrovicë
MITROVICE - Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë vonë zyrën e Partisë Përparimtare Serbe në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.
“Zyra e Partisë Përparimtare Serbe, e cila ndodhet në rrugën e Kolashinit, është sulmuar me gurë. Sulmi ka rezultuar vetëm me xhama të thyer të saj”, ka bërë të ditur Hoti.
Partia Përparimtare Serbe është partia e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic.
Sulmi pason një të ngjashëm në veri kundër zyrës së politikanit serb, Oliver Ivanovic, i cili ka ndodhur javën e kaluar.
Ai po ashtu ndodh pak orë para se Serbia të bëjë publik vendimin nëse pranon ose jo propozimin e Brukselit për marrëveshje me Kosovën.
(er.nu/BalkanWeb)