Listat e zgjedhësve në shkelje të kodit zgjedhor
Përpara se të rendisim një për një disa nga faktet e paraqitura zyrtarisht deri tani për organizimin e procesit elektoral të zgjedhjeve
parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, çka vënë alarmin e rrezikut serioz që u kanoset këtyre zgjedhjeve, ndoshta është më mirë ta njohim lexuesin me konstatimet dhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare ndaj proceseve të mëparshme të zhvilluara në Shqipëri, për të dalluar tek e fundit që në këtë drejtim nga qeverisja nuk është hedhur fatkeqësisht asnjë hap përpara drejt përmbushjes së standardeve demokratike, që do të duhej të finalizonin me sukses procesin aktual për zgjedhjet e pritshme si të lira dhe të ndershme.
Konkretisht, duke shfletuar Kodin e Praktikës së Mirë, të miratuar nga Komisioni i Venecies që më 2002-shin, s’mund të kalohet pa u lexuar, midis të tjerash, se: “Në praktikë është kontastuar që listat e zgjedhësve janë shpesh të pasakta, gjë që ka çuar në mosmarrëveshje...” (faqe 16 e versionit në shqip). Vite më vonë, në një raport të 28 qershorit 2009 të OSBE/ODIHR–it për zgjedhjet tona parlamentare të atij viti, Rekomandimi 12 theksonte që “Si shumica parlamentare, ashtu dhe opozita, duhet të konsultohen në këtë proces, për të siguruar transparencë, për të trajtuar mangësitë që mbeten dhe për të parandaluar që regjistrimi civil dhe regjistrimi i zgjedhësve të bëhet përsëri një çështje politike dhe fushate”. Më tej, në Rekomandimin 13 bëhet thirrje që “Vëmendje duhet t’i kushtohet rregullimit të sistemit aktual të listave të zgjedhësve për grupe të veçanta zgjedhësish, në mënyrë që këta zgjedhës të mos përballen me rrezikun e privimit të votës për shkak të mungesës së efiçencës apo keqfunksionimit të administratës së institucionit, ku ata do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar” (shih faqen 32 të atij raporti).
Pas këtyre rekomandimeve, mund të shpresohej se përgjegjësia e organeve shtetërore shqiptare do të rritej për të përballuar sfidat që u dilnin përpara. Por, jo! Dihen mirë kritikat dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve për mënyrën se si u administruan sidomos në Tiranë zgjedhjet e 8 majit 2011 për organet e qeverisjes vendore, ndërkohë që në Raportin e OSBE/ODIHR–it lidhur me këto zgjedhje vihej në dukje edhe një konstatim shumë trishtues. “Afërsisht 40 për qind e votuesve në rang vendi - thuhej në Raport - nuk e kishin kodin e veçantë të banesës LPZ. Të gjithë zgjedhësve u caktohet një kod banese në listat e votuesve. Nëse vendbanimi është i panjohur, shfaqet një kod i përgjithshëm, si ’888’, ’999’ ose ’000’. Autoritetet vendore dhe Ministria e Brendshme informuan MVZ–në e OSBE/ODIHR–it, se këta ishin kryesisht shtetas me banim jashtë vendit, ose persona që banonin në godinë pa adresë zyrtare, ose persona të cilëve nuk u dihej adresa. Numri i zgjedhësve të regjistruar pa një kod të veçantë banimi varionte në vend, por më i larti ishte në qytetin e Vlorës (54 për qind), Durrës (51 për qind) dhe Bashkia e Përrenjasit në rajonin e Elbasanit (55 për qind). Numri i lartë i zgjedhësve me adresë të panjohur e ul saktësinë e adresave të zgjedhësve. Kjo çështje vijon që prej zgjedhjeve të kaluara” (faqe 12 e atij raporti).
Ndërsa, në Rekomandimin nr.17 të raportit të mësipërm tërhiqej vërejtja se: “Në mënyrë që të rritet transparenca dhe saktësia e listave të zgjedhësve dhe duke çuar më tej përmirësimet me listat e zgjedhësve të vërejtura në këto zgjedhje, Ministria e Brendshme dhe autoritetet vendore duhet t’i shtojnë përpjekjet për të siguruar që të gjithë zgjedhësit në listat e zgjedhësve të kenë një kod të saktë adrese. Vëmendje duhet t’i kushtohet identifikimit të zgjedhësve që dihet se banojnë jashtë shtetit”. Më tej, në Rekomandimin nr.18 thuhet se: “Autoritetet duhet të hetojnë çdo pretendim të veçantë lidhur me shtimin e zgjedhësve në regjistrin civil dhe në listat e zgjedhësve në kundërshtim me ligjin” (shih në faqen 34 të atij raporti).
Megjithatë, së fundmi nuk ka mbetur pa ngritur shqetësime edhe të kësaj natyre, gjithashtu, raporti i parë për situatën parazgjedhore të procesit elektoral aktual, prej 12 faqesh, hartuar nga Misioni i OSBE/ODIHR–it dhe i publikuar të enjten që shkoi, pas takimeve disaditore që anëtarët e këtij Misioni zhvilluan në Tiranë me krerët e shtetit dhe të partive politike. Në këtë raport thuhet, ndërmjet të tjerash, se interlokutorët e OSBE/ODIHR–it kanë ngritur shqetësime jo lidhur me aftësitë për të organizuar zgjedhje të lira, por për presionin e mundshëm mbi votuesit, si edhe keqpërdorimin e burimeve dhe fondeve shtetërore.
Është interesante të vihet në dukje, se një ditë përpara publikimit të këtij raporti, nëpër ekrane shfaqet zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, si për t’u paraprirë shqetësimeve të ngritura nga Misioni i OSBE/ODIHR–it. Por, ndonëse ai u shpreh optimist që, listat përfundimtare të zgjedhësve që do të dalin në fillimet e muajit të ardhshëm do të jenë brenda tërë parametrave ligjorë, shifrat që paraqiti nuk janë shumë premtuese. Pa dashur të hedhim aspak hije të forta dyshimi mbi vërtetësinë e këtyre shifrave, që mund të quhen zyrtare, sidoqoftë ai nuk mohoi, apo nuk mundte të mohonte se, për shembull, pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, ende rezultojnë 2948 persona të dyshuar si të dubluar, që në zyrat e gjendjes civile vazhdojnë të jenë në proces verifikimi. Dhe, ç’është më e keqja, më alarmantja në kumtimet e këtij funksionari përgjegjës, numri i personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i adresës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill rezulton 405.779, nga rreth 545 mijë në janar. Sipas Ponit, edhe numri i 100–vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860, nga 1130 që ka qenë në ekstraktin e datës 3 janar.
Pra, duke bërë një krahasim të thjeshtë aritmetik, na del që gjatë 3 muajve të parë të këtij viti është bërë e mundur që t’u identifikohet adresa vetëm rreth një të pestës së personave të kësaj kategorie (?!). Ndërsa përfshirja gjatë kësaj periudhe në lista e të tejmoshuarve - në masën e një të tretës së tyre(?!). Atëherë, çfarë përmirësimesh të ndjeshme mund të priten vetëm për një muaj, deri në përfundim të afatit ligjor, pra deri në publikimin e listës përfundimtare të zgjedhësve? Kësaj pyetjeje, Poni nuk i dha përgjigje konkrete, përveçse me “besimin” se do të arrihet një gjendje perfekte e listës në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.
Mirë, por çfarë parashikon në këtë drejtim Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë? Ky Kod i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012, nëpërmjet një konsensusi të gjerë të deputetëve të të dyja krahëve politikë të Parlamentit tonë parashikon në nenin 52 të tij njoftimin me shkrim të zgjedhësve brenda 60 ditëve nga publikimi i ekstraktit të përbërësve zgjedhorë të tyre, sipas pikave 1, 2 dhe 3 të nenit 51. Këto dispozita përcaktojnë qartë që kryetari i njësisë së qeverisjes vendore kryen lajmërimin me shkrim për çdo zgjedhës të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrave të votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, pa shpërfillur edhe shtetasit, të cilët kanë mbushur moshën 100 vjeç; që lajmërimi me shkrim përmban qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si edhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit; që për kryerjen e njoftimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ngarkon administratorët e lagjeve ose, sipas rastit, kryetarët e fshatrave që përfshihen në njësitë përkatëse dhe, nëse është e nevojshme, edhe persona të tjerë nga administrata e njësisë së qeverisjes vendore.
Meqenëse deri tani nuk është bërë askund njoftimi me shkrim, mos ndoshta duhen ngarkuar me përgjegjësi vetëm organet e qeverisjes vendore? Me çfarë parash do ta kryejnë ata këtë aktivitet verifikimi dhe saktësimi shumë të rëndësishëm për tërë procesin zgjedhor? Përgjigjes nuk i shmanget as Kodi, i cili në një dispozitë tjetër parashikon, se shpenzimet për njoftimin i mbulon ministria që ka nën varësi gjendjen civile, domethënë Ministria e Brendshme, që fondin për këtë qëllim duhet t’ua shpërndajë njësive të qeverisjes vendore, në raport me numrin e zgjedhësve që ka çdo njësi e kësaj forme qeverisjeje. E pra, ky fond as është shpërndarë dhe madje as dimë të jetë nxjerrë, duke të shtyrë të mendosh që kjo bëhet qëllimisht edhe për të ulur numrin real të zgjedhësve, nga i cili rrezikohet plotësisht rimbajtja e pushtetit të gjakosur të kryeministrit Berisha. Kështu siç po veprohet, kurrsesi nuk mund t’u besohet deklaratave të tij të bëra botërisht, se qeveria dhe ai vetë personalisht garantojnë që këto zgjedhje do të zhvillohen me standardet më të larta ndërkombëtare. Profka! Si ato të çfarëdoshmet dhe të çdohershmet të dala nga goja e këtij njeriu të mashtrimeve!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)