E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi Francez: Haga s’do ta mohojë pavarësinë

 Zyrtarë francezë janë shprehur mjaft optimistë për vendimin që do të marrë Gjykata Ndërkombëtare në Hagë lidhur me pavarësinë e Kosovës. Ambasadori francez në Beograd, Jean-Francois Terral, nuk parashikon aspak që Gjykata e Drejtësisë të deklarojë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë e paligjshme. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, të cilat nuk do të rrezikonin stabilitetin në rajon. Ambasadori francez konsideron se nuk duhet harruar që drejtësia duhet të jetë shumë afër me realitetin. “Drejtësia nuk është abstrakte. Njohja e një shteti ka të bëjë me sovranitetin e shtetit që e bën njohjen. Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të imagjinoj asnjë hap prapa lidhur me këtë. Dhe të gjithë do t’ua thonë të njëjtën gjë”, tha Terral. Megjithëkëtë, ai pret që qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare të jetë i balancuar dhe se do të hapë një kapitull të ri. “Do të duhet të pyesim vetën se çfarë raporti duhet të ketë ndaj gjithë kësaj duke marrë parasysh se sipas këndvështrimit tonë Kosova dhe Serbia do të duhet të arrijnë marrëveshje në mënyrë që marrëdhëniet e tyre të rregullohen duke mos paraqitur probleme për të gjithë rajonin. E sidomos për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve në rajon, duke filluar nga Serbia”, është shprehur Ambasadori Terral në një intervistë për radion B92. “Do ta përsëris atë që presidenti Sarkozi në Paris i ka thënë presidentit Tadiç: njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për përfshirjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Por, po e përsëris, duhet të arrihet deri te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë diplomati francez. Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës në udhëheqjen e Treshes ndërkombëtare në vjeshtën e vitit 2007, delegacioni kosovar i kishte ofruar Serbisë nënshkrimin e një traktati të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, por delegacioni i Beogradit e kishte refuzuar atë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e mbledhjes së dëshmimeve dhe fakteve rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës javën e dytë të dhjetorit 2009. Në gjysmën e parë të këtij viti pritet të dalë me opinion këshillues, i cili nuk është obligues, por ka rëndësi politike dhe morale.Zgjedhjet, PDK shpall fitoren në GjilanEdhe pse KQZ-ja në Kosovë ka deklaruar se rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale (balotazhin) në Gjilan do të shpallen të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpallur fitoren e kandidatit të saj, Qemajl Mustafa në këtë bashki. Në një konferencë për media të dielën, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se ata ishin të bindur për fitoren e Mustafës që para se të shkohet në rivotim, por kanë respektuar vendimet e KQZ-së dhe KZAP-it. Ai tha se fitorja e PDK-së në shumicën e komunave është dëshmi e përkrahjes së madhe që gëzon ky subjekt politik në Kosovë, ndërsa ka shprehur bindjen edhe për fitore në Lipjan dhe Prizren ku do të shkohet në përsëritje të zgjedhjeve më 31 janar. I pyetur nëse a do të ndodhë riformatizimi i qeverisë para datës 31 janar, zëdhënësi i PDK-së tha se ky subjekt politik mbështet qëndrimin e kryeministrit, Hashim Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›