E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati gjerman i futbollit zbret sot ne fushe me ndeshjen Hofenhajm-Mainc

Nuk do të jetë një nga ndeshjet kryesore, por atmosfera do të jetë si gjithnjë e klasit më të lartë. Hofenhajm-Mainc është ndeshja që i hap derën javës së 22-të të Bundesligës gjermane dhe në një stadium të shkëlqyer, spektakli nuk mund të mungojë.

Janë dy të papriturat e këndshme të viteve të fundit të kampionatit, por që këtë herë po rrëshqasin rrezikshëm drejt pjesës së poshtme të tabelës. Vetëm dy pikë i ndajnë rivalët, por Hofenhajm është më i favorizuar, pasi luan në shtëpi.

Peshat e rënda do të zbresin në fushë të shtunën, pra nesër. Kampionia dhe kryesuesja Dortmund luan në fushën e Hertës në Berlin, aty ku bilancin e viteve të fundit nuk e ka shumë të mirë. Gjithsesi, forma e verdhezinjve është e mrekullueshme.

Gjithashtu, në 15:30 të së shtunës luan Borusia e Mynshengladbahut në fushën e Kaizerslauternit dhe miqtë po e tregojnë veten seriozë nga java në javë.

Bajerni do të japë shfaqje pak më vonë, në orën 18:30, në Frajburg, një stadium ku vitet e fundit ka fituar edhe 6, madje edhe 7 me zero. Ndoshta fiton bindshëm edhe këtë herë.

Të dielën, Shalke mbyll programin e ndeshjeve të ekipeve të mëdhenj, pasi pret në Gelsenkirshen Volfsburgun ambicioz, por edhe problematik.

Dortmund kryeson me 46 pikë, Bajern ka 44, Mynshengladbah 43 dhe Shalke 41 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›