9 të vrarë nga i maskuari si Plaku i Vitit të Ri
Tragjedia nisi kur një vajzë tetëvjeçare hapi derën pasi dëgjoi të trokisnin. Një burrë i veshur si Plaku i Vitit të Ri, që mbante në dorë një kuti që dukej si dhuratë, nxori që andej një pistoletë dhe e qëlloi drejt e në kokë. Pas kësaj nisi të qëllonte gjithkënd që i dilte përpara, teksa të gjithë ata që merrnin pjesë në festë përpiqeshin të zhdukeshin nga sytë këmbët. Kur marrëzia mbaroi, të paktën nëntë veta kishin mbetur të vdekur, ndërkohë që ambientet e shtëpisë nuk njiheshin më.
Njeriu që e shkaktoi gjithë këtë tragjedi vrau veten disa orë më vonë, pasi ishte hakmarrë kundër ish-bashkëshortes, duke sulmuar shtëpinë e prindërve të saj. Bashkëshortja e vrasësit Brus Prado, si dhe prindërit e saj, mendohet se gjenden mes viktimave. Në të gdhirë të së premtes hetuesit planifikuan të ekzaminonin në mënyrë të detajuar vendngjarjen për të kuptuar me saktësi atë çfarë kishte ndodhur.
Sipas policisë, 45-vjeçari Brus Prado e kishte të pastër dosjen penale, por ishte zemëruar tej mase prej rezultatit të gjyqit të divorcit me bashkëshorten pas vetëm një viti martesë.
Hetuesit po kërkojnë të dhëna të mëtejshme mbi motivet e krimit në apartamentin e Brus Prados në periferi të Los Anxhelosit. Policia bëri me dije se vrasësi u shfaq në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes, rreth orës 11.30 të së mërkurës mbrëma, në kohën kur në shtëpi festoheshin Krishtlindjet. Në kutinë që mbante në dorë, Brus Prado kishte fshehur një pajisje të sajuar vetë, përmes së cilës kishte spërkatur një lëndë djegëse, për shkak të së cilës shtëpia shumë shpejt u përfshi nga flakët. Sipas policisë, mësohet se Prado së fundmi kishte punuar në industrinë e mjeteve hapësinore.
Deivid Salgado, një fqinj, tha se kishte parë një vajzë tetëvjeçare të shoqërohej në spital nga forcat speciale, ndërkohë që flakët përpinin gjithë shtëpinë. "Ishte llahtar i vërtetë", dëshmoi Salgado. Një tjetër fqinj, i quajtur Jan Gregori, tha se pa një adoleshent të dilte me vrap duke ulëritur: "Më vranë prindërit".
Një vajzë 16-vjeçare ishte qëlluar në shpinë, ndërkohë që një 20-vjeçare kishte thyer shpatullën, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë. Që të tria, bashkë me tetëvjeçaren janë të shtruara në spital.
Kur zjarri u fik. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, agjentët e policisë gjetën tre trupa të shkrumbuar në dhomën e ndenjes. "Iu shfaq para syve një skenë e papërshkrueshme", tha shefi i policisë. Hetuesit gjetën edhe pesë trupa mes mbeturinave të shkrumbuara të shtëpisë, ndërkohë që kërkimet vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme. Asnjë prej të vdekurve, apo të humburve nuk është identifikuar. Autoritetet nuk qenë gjithashtu as në gjendje të përcaktonin nëse viktimat ishin vrarë prej flakëve të zjarrit, apo plumbave të armëve.
Menjëherë pas të shtënave, Brus Prado hoqi veshjen e Plakut të Vitit të Ri dhe u largua me shpejtësi me makinë. Shkoi në shtëpinë e të vëllait, rreth 35 kilometra larg. Në shtëpi nuk ishte askush dhe Prado hyri drejt e brenda. Forcat policore u njoftuan në orët e para të së enjtes dhe me të mbërritur në shtëpi gjetën Pradon të vrarë nga një plumb i vetëm i qëlluar në kokë. Dy armë zjarri u gjetën në vendin e vetëvrasjes, ndërsa dy të tjera u gjendën mes rrënojave të shtëpisë së prindërve të ish-bashkëshortes.
Makina, e cila mendohet se u parkua nga Prado pranë shtëpisë së të vëllait, shpërtheu gjatë ditës së djeshme dhe brenda saj u gjetën edhe municione të tjera.