Qëllohen me këpucë posterat e Bushit
Disa dhjetëra iranianë goditën me këpucë disa postera të Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, gjatë paradites së djeshme, në një demonstrim në mbështetje të gazetarit iranian që goditi Bushin me këpucë para dy javësh në Bagdad, gjatë një konference shtypi. Demonstrimi u zhvillua pranë Universitetit Teheran dhe ndërtesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Gazetari irakian, Muntadhir Al-Zaidi, do të dalë javës së ardhshme para gjyqit, për shkak të incidentit tashmë të famshëm me Presidentin amerikan.