“Standard&Poor’s” publikon raportin: Shqiperia B+
TIRANE- Kompania e e njohur e vlerësimit financiar “Standard&Poor’s” me anë të një raporti të posaçëm jep vlerësimin e parë për ekonominë shqiptare, fokusuar më shumë në aftësinë e pagimit të borxheve nga shteti. Nota për Shqipërinë është “B+”.
Ekspertët e kompanisë thonë se “Vlerësimi është bërë për efektivitetin relativisht të ulët të saj, borxhin e madh të qeverisë dhe një mjedis politik të paqartë” – citon GSH.
Vlerësimi më i mirë në botë, sipas kompanisë, është AAA, që do të thotë, këto vende, kanë performancë ekonomike me cilësi shumë të mirë. Pas kësaj shkalle, vijnë të tjera derisa mbërrihet në kategorinë “B” (me disa shkallë), ku përfshihen ato vende me ekonomi spekulative, ose kredi-plehra.
"Që do të thotë, se raporti e ka vlerësuar ekonominë shqiptare në këtë kategori, duke i treguar çdo investitori pak a shumë: rrisqet në këtë vend, i merrni përsipër vetë."- Komenton ne shkrimin e sotem "Gazeta Shqiptare".
Sipas analistit të kompanisë, Marko Mrsnik, në këtë vlerësim janë mbajtur gjithashtu parasysh faktorë pozitivë, të tillë si rritja e qëndrueshme e ekonomisë, krahas potencialeve të saj të mira në afatgjatë, po ashtu si dhe kuadri ligjor që përcakton përparësi për pagimin e borxheve apo perspektiva për të hyrë në BE.
Ekonomia shqiptare, aktualisht ndodhet nën monitorimin e tri kompanive ndërkombëtare të njohura lidhur me vlerësimin e aftësisë paguese të borxheve prej saj.
Vlerësimi është bërë pikërisht kur qeveria shqiptare ka nxjerrë në treg eurobonot në vlerën 400 milionë euro.
Nga ana e saj Ministria e Financave, thotë se raporti “S&P” është një vlerësim pozitiv dhe stabël i riskut të vendit cka është shumë i mirëpritur nga tregjet dhe pritet të gjenerojë një kërkesë të lartë për blerjen e instrumentit të eurobondit, shtohej në të.
“Vlerësimi B+, sipas Financave, vjen në një kohë, kur rajoni dhe bota ende përballen me krizën ekonomike e financiare dhe kur shumica e vendeve të rajonit kanë marrë vlerësime në zbritje nga kompanitë e riskut”.
(GSH/BalkanWeb)