"SuperIbra" i jep titullin Interit
Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 16-të pas fitores 2-0 ndaj Parmës në ndeshjen e fundit të sezonit. Deçiziv për zikaltërit ka qenë sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç, i cili i aktivizuar si zëvendësues shënoi dy golat e fitores ndaj ekipit emilian që ra në Serinë B. Pas këtij suksesi, drejtuesit e Interit zgjedhin një mënyrë origjinale për të festuar, duke vazhduar heshtjen për shtyp në shenjë proteste ndaj lajmeve të ditëve të fundit rreth përgjimeve telefonike.
Ndeshja nuk filloi në mënyrën më të mirë për Interin, që rrezikoi të pësonte një gol të shpejtë nga emilianët, ndërsa brohoritjet në stadiumin e Parmës bënë të ditur se Roma kishte shënuar ndaj Katanias. Vendasit hidhen në kërkim të golit, ndërsa zikaltërit janë të paqartë, të ndërgjegjshëm se me këto rezultate ishte Roma që fitonte titullin kampion. Pas një pjese të parë pa shumë raste për t‘u shënuar, Mançini merr një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke çuar në nxemje Zlatan Ibrahimoviç, i cili mungonte në fushën e lojës prej një muaji i gjysmë dhe golin e fundit me aksion e kishte shënuar pikërisht ndaj Parmës. Me hyrjen në fushë të suedezit, gjërat ndryshojnë dhe Interi është shumë më agresiv. Në minutën e 62-të "SuperIbra" tregon arsyen pse i është vënë një nofkë e tillë, duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme nga jashtë zonës, për të kaluar në avantazh skuadrën zikaltër dhe për të qetësuar Mançinin e presidentin Morati, që deri në ato momente thuajse ishin krejtësisht të heshtur. Suedezi feston në heshtje, si për të treguar se nuk i meritonte kritikat, ndërsa provon edhe një herë vlerat e tij në minutën e 79-të kur devijon saktësisht në rrjetë një harkim të Maikon. Tashmë zikaltërit janë të sigurt për titullin dhe skuadra bëhet gati për festën që fillon me vërshëllimën e Rokit. Ky i fundit largohet i pari nga fusha, para se ajo të mbushej me tifozë, i frikësuar nga një reagim i mundshëm i ultrasve të Parmës pas disa vendimeve shumë të dyshimta kundër skuadrës vendase në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë, Roma vendos t‘i falë mbijetesën Katanias, duke ulur ritmin në minutat e fundit, dhe duke lejuar barazimin e Martinez që mban sicilianët në Serinë A.
Por java e fundit ka dhënë edhe një verdikt tjetër të rëndësishëm: Milani do të luajë në Kupën UEFA. Kuqezinjtë kanë fituar 4-2 kundër Udeinezës në "San Siro", por kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar vendin e katërt dhe Ligën e Kampioneve. Kjo për shkak të fitores 1-0 të Fiorentinës në transfertë ndaj Torinos, ku goli me roveshatë i Osvaldos u ka dhënë vjollsëve sigurinë për pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për klube në Evropë. Pas ndeshjeve të javës së fundit është zyrtarizuar rënia në Serinë B të Livornos, Empolit dhe Parmës.
Seria A
Rezultatet
Parma-Inter 0-2
Ibrahimoviç 62‘, 79‘
Katania-Roma 1-1
Martinez 85‘ / Vuçiniç 8‘
Torino-Fiorentina 0-1
Osvaldo 76‘
Milan-Udineze 4-1
Pato 48‘, Inzagi 58‘, Kafu 79‘, Sedorf 87‘ / Mesto 32‘
Lacio-Napoli 2-1
Roki 14‘, Firmani 70‘ / Domici 83‘
Atalanta-Xhenoa 2-0
Flokari 33‘, Markoni 90‘
Kaljari-Rexhina 2-2
Larrivei 18‘, Bianko 81‘ / Amoruso 55‘, 86‘ (11m)
Empoli-Livorno 2-1
Bushe 10‘, Saudati 56‘ / Diamanti 84‘
Siena-Palermo 2-2
Makarone 2‘, 58‘ / Jankoviç 24‘, Mikoli 30‘
Renditja
Nd. P
Inter 38 85
Roma 38 82
Juventus 38 72
Fiorentina 38 66
Milan 38 64
Sampdoria 38 60
Udineze 38 57
Napoli 38 50
Atalanta 38 48
Xhenoa 38 48
Palermo 38 47
Lacio 38 46
Siena 38 44
Kaljari 38 42
Torino 38 40
Rexhina 38 40
Katania 38 37
Empoli 38 36
Parma 38 34
Livorno 38 30