E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superaksion për kërkimin e shqiptarit, një ndër 18 më të kërkuarit

Një shtetas shqiptar i dyshuar për trafikimin e një gruaje është shpallur si një ndër 18 më të kërkuarit në Britaninë e Madhe. Në një njoftim të sotëm policia e këtij vendi beson se shqiptari i quajtur Hysni Sokolaj mund të strehohet në Leicester të Britanisë.

Policia britanike ka nisur një operacion masiv kërkimi të koduar “Sunfire 3” për të rënë në gjurmë të shqiptarit , i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me krime të tilla si vrasje, grabitje dhe trafik droge. Policia britanike ka publikuar dhe një numër telefoni 999 për çdo qytetar në Britani që mund të ketë dijeni për vendodhjen e tij.

Operacioni i kërkimit të shqiptarit është e treta më e madhja e organizuar deri tani në këtë vend. Zyrtarisht Sokolaj akuzohet se ka detyruar një grua shqiptare të prostituojë në Belgjikë dhe më pas në Britani në vitet 2001-2005./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›