Qeveria shqiptare financoi fushatën e republikanit Mitt Romney

Qeveria Berisha ka financuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romney. Qeveria po ashtu ka financuar edhe disa emra për kandidatë në Kongres dhe në Senat.
Dollarët e dhënë nga qeveria shqiptar janë publikuar nga “Podesta Group” në faqen zyrtare të Departamenti të Drejtësisë të qeverisë amerikane.
Janë 25.750 USD që “Podesta Group” ka derdhur kontribute në llogari të kandidatëve demokratë dhe republikanë si për në Senat dhe Kongres.
Në marrëveshjet e depozituara rezulton se në të dyja rastet, firmat amerikane ka lobuar në emër të qeverisë shqiptare.
Kjo është hera e parë që një qeveri shqiptare kryen shërbime të tilla.
Gjatë këtyre 8 viteve qeveria “Berisha” ka shpenzuar rreth dy milionë USD për dy kompanitë amerikane “Paton Boggs” dhe “Podesta”,shkruhet në gazetën Shqip.
Gjithashtu vihet re se pjesa më e madhe e fondit është dhënë për demokratët./Indeksonline/