E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensione pas shpërthimeve të fundit në veri

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të incidenteve të shpeshta që janë duke ndodhura atje, sidomos pas shpërthimit të fundit në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” dhe në Zubin Potok. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të izolojnë grupet dhe strukturat ilegale serbe që janë duke vazhduar të krijojnë incidente.

“Shpërthimet e vazhdueshme në veri janë duke e mbajtur situatën të brishtë”, ka thënë Kastrati

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi shpërthimet që kanë ndodhur të dielën mbrëma në veri, përkatësisht në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” dhe në Zubin Potok. “Për fat nuk ka pasur të lënduar, por kanë shqetësuar banorët tejmase”, ka thënë Bala.

Duke folur për barrikadat, Bala tha se pas largimit të asaj që ka qenë në afërsi të Rudares, grupet serbe prapë kanë vendosur disa barriera që kanë vështirësuar qarkullimin aty. “Problemi më i madh është më banorët e fshatrave shqiptare të Lepsoaviqit, të cilët lëvizin në atë drejtim”.

Ai kërkoi më tepër angazhim dhe vendosmëri nga strukturat e sigurisë, të cilët duhet të parandalojnë dhe arrestojnë personat që janë duke vazhduar të sfidojnë hapur rendin dhe ligjin në veri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›