Superkupa, serioze për Barcelonën

Mesfushori Cesc Fabregas ka theksuar se Barcelona do ti qaset me seriozitet të madh dueleve kundër Real Madridit në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Gjiganti katalan ka fituar tre edicionet e fundit të Superkupës dhe 25 vjeçari dëshiron ta festojë triumfin e katërt me radhë. “Do të jenë ballafaqime të intensitetit të lartë”, tha Fabregas për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.
“Ky është vetëm fillimi”, theksoi ai. Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet në Nou Camp më 23 gusht kurse ajo e kthimit gjashtë ditë më vonë në Santiago Bernabeu.