Superliga, Besa, hap fals me Apoloninë
Besa dhe Apolonia ndanë nga një pikë në barazimin 0-0, në ndeshjen mbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.
Skuadra kavajase nuk e shfrytëzoi dot faktorin fushë për të arritur me pikë Dinamon, që nga ana e saj barazoi të dielën 1-1 me Skënderbeun në Korçë. Formacioni verdhezi i Shpëtim Duros nuk arriti t’i dhurojë tri pikë të arta presidentit të klubit, Nexhat Bizhdili, pikërisht në ditën e 46-vjetorit të tij. Pas javës së 8-të, Dinamo kryeson me 20 pikë, e ndjekur nga Besa, 18 dhe Apolonia, 16.
Kategoria Superiorë
Java e 8-të
Të shtunën, 24 tetor
14:00 Laçi-Vllaznia 3-1
14:30 Gramozi-Kastrioti 0-0
14:30 Tirana-Teuta 1-0
Të dielën, 25 tetor
13:00 Skënderbeu-Dinamo 1-1
14:30 Flamurtari-Shkumbini 1-1
Të hënën, 26 tetor
14:00 Besa-Apolonia 0-0
RENDITJA
1 Dinamo 8 20
2 Besa 8 18
3 Apolonia 8 16
4 Teuta 8 12
5 Tirana 8 11
6 Skënderbeu 8 10
7 Kastrioti 8 9
8 Laçi 8 8
9 Shkumbini 8 8
10 Gramozi 8 7
11 Vllaznia 8 7
12 Flamurtari 8 7
Kategoria e Parë
Partizani, pika e
parë në transfertë
Pogradeci dhe Partizani barazuan 1-1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë, të zhvilluar dje qytetin e Korçës. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, Pengu shënoi në minutën e 71-të për Pogradecin, ndërsa Bakalli barazoi në minutën e 77-të për Partizanin. Kjo ishte pika e parë në transfertë për Partizanin në katër takime të luajtura jashtë kryeqytetit. Pogradeci u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Partizani në atë të 13, pikëve, vendi i gjashtë.
Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi 0-0
Lushnja-Burreli 4-0
Elbasani-Memaliaj 1-0
Luftëtari-Bylis 0-1
Besëlidhja-Bilishti 3-0
Ada-Skrapari 7-1
Turbina-Sopoti 3-1
Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani 1-1
27 Tetor 2009