Ana Beatriz Barros, top-modelja që sfidon Gisel Bundshen
Mes top-modeleve më të kërkuara në botë, e mrekullueshmja braziliane Ana Beatriz Barros, shfaqet në poza sensuale, për faqet e revistës spanjolle “DT”. 27-vjeçarja, muzë e Victoria’s Secret, ka të gjitha detajet për të sfiduar dhe zënë vendin koleges Gisel Bundshen dhe për t’u kurorëzuar mbretëresha e ardhshme e botës së modës. Gisel do të jetë larg pasarelave për pak kohë për shkak të shtazënisë dhe Ana Beatriz duket e gatshme t’i zërë vendin modeles më të paguar dhe të kërkuar në botë. Të përbashkët me Bundshen, Barros ka shumë gjëra. E para është origjina braziliane. Të dyja kanë qenë personazh i kopertinës së “Sports Illustrated”, revistë kjo që ka përzgjedhur top-modelet më të bukura të botës për edicionin special me kostume banjoje.
NJë tjetër e përbashkët mes të dyjave është se jetojnë në Grande Mela. Për një kohë të shkurtër, Barros u bë një nga modelet më të kërkuara në botë, pasi ka punuar për Guess, Victoria’s Secret, Chanel dhe për linjën e modës së Xhenifer Lopez. Ajo gjithashtu ka sfiluar për stilistët më të mëdhenj në botë si Valentino dhe Dolce & Gabbana.
Guen Stefani
Këngëtarja në versionin “zonjë”
Duket e vështirë të njihet. Pa buzëkuqin e ndezur dhe flokët e gjatë të lëshuar nuk ngjason aspak me këngëtaren që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Në fakt për Guen Stefani bëhet fjalë vetëm për ndryshim luku. Ajo shfaqet me një fustan elegant të zi në tapetin e kuq të “Fashion Group International’s 26th Annual Night Of Stars”. Një zonjë e vërtetë, më e “pjekur” krahasuar me disa muaj më parë, por sërish magjepsëse. Ylli i muzikës, lidere e grupit “No Doubts” nuk ka shumë që ka mbushur 40 vjeçe dhe pamja e re i përshtatet më së miri. Në vend të veshjeve të ekzagjeruara dhe grimit të dukshëm, Guen ka menduar diçka më të thjeshtë, që e bën të bjerë më shumë në sy. Pas një kohe të gjatë që performon në skenë duket se ajo ka gjetur ekuilibrin mes elegancës dhe pjekurisë. Kjo është një mënyrë për t’u dukur më tepër në skenë, apo një përshtatje ndaj jetës së re si nënë e dy fëmijëve? Sido që të jetë, mund të konsiderohet ndryshim i bukur.
27 Tetor 2009