E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi-Skela, dyshja shqiptare, lider e TuS Koblencit



Shefki Kuqi (TuS Koblenz) është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës së 10-të në Bundesliga 2. Shqiptari 32-vjeçar nga Kosova, por me pasaportë finlandeze shënoi dy gola për Koblenz në fitoren 2-1 kundër Greuhter Fyrth, duke u ngjitur në kuotën e shtatë golave në Bundesliga 2. Shefki Kuqi meritoi notën 1.5 në atë takim. Kuqi ka shënuar edhe në një ndeshje tjetër dy gola, pikërisht në fitoren 3-2 kundër Arminia Bielefeld (java e 2-të e Bundesligës 2). Në 11-shin më të mirë të Bundesligës 2 për javën e 10-të është edhe mesfushori shqiptar i FSV Frankfurt, Jurgen Gjasula. Ervin Skela po shfaqet me rolin e një “punëtori” në fushë. Në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Tus Koblenz, në fitoren 2-1 kundër Greuther Fyrth, mesfushori shqiptar përveçse ka marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve ka është parë shpesh dhe në zonën e mesfushës shkatërruese, duke mos qenë aspak në hije në atë rol. TuS Koblenz po luan me një disiplinë taktike për tu pasur zili dhe këtë e pranojnë edhe mediat gjermane. Kapiteni i TuS Koblenz, Shefki Kuqi, shënoi dy gola në takimin kundër Greuther Fyrth, duke dëshmuar se përvoja e tij e madhe ka shumë vlerë për skuadrën. Kuqi, së bashku edhe me blerjen e re të skuadrës, Ervin Skelën, i kanë dhënë shpresa të reja ekipit. Skela vlerësohet nga trajneri si një lojtar-lider, duke i dhënë më shumë frymëmarrje. “Loja jonë tani është më e sigurt”, - tha Rapolder.

Gjashtë shqiptarë

Gjashtë futbollistë shqiptarë aktivizohen për skuadrën gjermane të Bundesligës 2, TuS Koblenz. Ervin Skela, vëllezërit Shefki e Njazi Kuqi, Renaldo Rama, Almjir Murati dhe Shqipran Skeraj. Te skuadra gjermane tani ekziton një “koloni” shqiptare e që dominon në ekip.

Cana: “Seriozë në Carling Cup”

Kapiteni i Sunderland, Lorik Cana, dëshiron që klubi ta marrë seriozisht përballjen me klubin tjetër anglez, Aston Villa në “Carling Cup”. Mesfushori shqiptar dëshiron të udhëheqë Sunderland në Europë sezonin e ardhshëm dhe e shikon “Carling Cup” si një shans për të luajtur atje. Cana tha: “Kupa është një rrugë e shkurtë për në kompeticionet evropiane. Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi Villa është një ekip i mirë”. Në Itali, Erjon Bogdani nuk arriti të shënojë në ndeshjen kundër Milanit, ndërkohë që dhe Kievo humbi 1-2 me skuadrën nga Milano në Serie A, pavarësisht se Cinci i Chievo shënoi i pari në minutën e 7-të. Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 66-të nga Granoche. Dy golat e fitores së Milan mbajnë firmën e Alesandro Nestës: 81’ e 92’. Në Austri, Hamdi Salihi shënoi golin e tretë në fitore 4-0 të Rapid Ëien kundër Mattersburg. Fitorja vinte pas shkatërrimit 5-1 nga Hapoel Tel Aviv në Europa League. Sulmuesi shkodran shënoi në minutën e 86-të pas asistim të Kavlak. Për 25-vjeçarin shqiptar bëhet fjalë për golin e pestë me fanellën e Rapid Ëien dhe të shtatin në total, duke marrë në konsideratë dhe dy golat e realizuar me ish-skuadrën e tij SV Ried.

27 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›