Superliga Skenderbeu ne krye

Më në fund kampionët e Shqipërisë ia dolën që të ngjiteshin në krye. Ndonëse kjo mund të jetë e përkohshme, sërish bëhet fjalë për një arritje. Skënderbeu fitoi 4-2 në Peqin, në një ndeshje ku për fat nuk pati nerva, edhe pse fusha është e tillë që i krijon fare lehtë.
Skuadra e Stanislav Levit kaloi shumë shpejt në epërsi, që në minutën e 4-ët me anë të Sebino Plakut, ndërsa u desh të pritej fundi i pjesës së parë që të arrihej tek goli i dytë mik. Sërish shënoi Plaku, sulmuesi i marrë si përforcim gjatë janarit.
Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, golshënuesi më i mirë i vjetshëm, Daniel Xhafaj trefishoi shifrat për bardhekuqtë, ndërsa pas kësaj Shkumbini nisi të reagonte.
Lojtari më i mirë peqinas shënoi në 65’ për 1-3, veçse vendasit nuk patën fuqi për më tepër. Madje, ishte Daniel Xhafaj që vazhdoi të ishte protagonist. Vlonjati goditi traun fillimisht dhe në minutat e fundit arriti të shënonte edhe golin e katërt si dhe të dytin personal.
Në minutat shtesë, një 11-metërsh i dhënë për Shkumbinin i krijoi mundësi Roland Dervishit që të shënonte edhe ai dy gola në këtë takim.
Në Krujë, Flamurtari shënoi shpejt me anë të kroatit Pero Pejiç dhe u duk se vlonjatët po bënin kthesë pas disa rezultateve jo të mira. Veçse, një ulje e nivelit të lojës në pjesën e dytë bëri që Kastrioti të ngulmonte për barazimin, duke e arritur atë në mënyrë të merituar pikërisht 3 minuta para fundit, me anë të sulmuesit të shpejtë, Inkango.
Skënderbeu kryeson me 35 pikë, Flamurtari mbetet në vend të katërt me 27, ndërsa Kastrioti e Shkumbini kanë renditje aspak të këqija.