Thomas Salme: “Unë, piloti pa licencë, që drejtova për 13 vjet “Air One”
Autori i Lajmit: Redaksia
Berlin — Ashtu siç u ka ndodhur të gjithëve, Thomas Salme ëndërronte që fëmijë që një ditë të bëhej pilot. Por është normale që ëndrrat të mbeten të parealizuara dhe të mos na bjerë rasti kurrë të drejtojmë një avion civil pasagjerësh. I lindur më 1969, Salme frekuentoi një shkollë fluturimi në vendin e tij, Suedi. Por ai arriti të licencohej si pilot avionësh njëmotorësh.
Por kjo nuk do ta ndalte që për 13 vjet me radhë ai të drejtonte avionë pasagjerësh, madje mes viteve 1997 dhe 2006, ka drejtuar pilotuar dhe për agjencinë italiane të fluturimeve, “Air One”. Salme e ka rrëfyer eksperiencën e tij për revistën e përjavshme gjermane “Focus”: “Është një mashtrim që duhet të shqetësojë kompanitë ajrore të fluturimit”, - thotë revista. Me një përvetësim minimal të teknikave të fluturimit, Thomas pati shansin që me ndihmën e një miku të merrte disa leksione shumë të dobishme në qendrën e trajnimit teknik për pilotët skandinavë SAS, ku formohen pilotët e ardhshëm të Evropës Veriore. Por gjatë natës dhe fshehurazi Salme do të ulej disa herë në komandat e makinave të stimulimit. “Për një vit e gjysmë jam ushtruar për dy ose tri orë në ditë”, - tha ai për “Focus”, duke u përgatitur shumë mirë. Do të ishte vitit 1997, kur ai do të provonte të vinte në zbatim praktikat teorike. Në Evropë nuk ekziston një licencë e njëjtë piloti pasagjerësh për të gjitha vendet. “Një kompani me qendër në Itali nuk ka të njëjtat kërkesa si një kompani ajrore suedeze”, - shton ai për revistën. Kështu, - thotë Salme, - unë përfitova nga rasti. Ai i bëri një kopje licencës suedeze dhe e dërgoi në kompaninë “Air One”. Italianët i bënë një test stimulimi në ajër, diçka që ai e kishte përgatitur shumë mirë dhe e kaloi me sukses. Thomasi nisi të fluturonte fillimisht si pilot i dytë. Që prej atëherë ai numëron më shumë se dhjetë mijë orë fluturime në të gjithë Evropën. Në vitin 2006, piloti u largua nga “Air One”. Sipas kompanisë, largimi i tij nga puna u bë pasi ata kishin kërkuar sqarime për dokumentacionin e tij. Por pilotimi për zotin Salme nuk do të përfundonte këtu. Ai punoi dhe për anglezët e “Jet2” dhe holandezët e “Corendon”. Pikërisht në momentin që ishte duke hipur në bordin e një “Boeing 737” me destinacion Ankaranë në muajin mars, policia e ndaloi. Salme tregoi gjithë të vërtetën dhe pak javë më parë një gjykatë holandeze i dha një dënim të lehtë: Dy mijë euro gjobë dhe heqje licence për një vit. Gjykata e la të hapur mundësinë e fluturimit të pilotit 41-vjeçar në të ardhmen.
Ky lajm është publikuar: 04/05/2010