E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela në “albumin” e Kaljarit



Fotografia e Ervin Skelës vazhdon të jëtë në “albumin e dëshirave” të Kaljarit. Lajmin e dha gazeta italiane “La Nuova Sardenja”, që thekson faktin se mesfushori shqiptar, i cili tre sezone më parë ka luajtur me Askolin në Serinë A, për një përiudhë gjashtëmujore (gusht 2006-dhjetor 2006).

Duro, përfundimisht me Apolonin

Mesfushori shqiptar Klodian Duro përfundimisht është lojtar i Apoloni Limasolit në kampionatin qipriot. Ish-lojtari i Omonia Nikosias firmosi një kontratë të kënaqshme financiare dhe do të bashkohet me skuadrën e tij të dytë qipiriote, më 14 korrik në Austri, atje ku dhe do të kryehet edhe faza përgatitore.

Vodhi Sinjorin, arrestohet shqiptari

Vodhi shtëpinë e një prej ish-yjeve të futbollit italian, ish-futbollistit të Lacios dhe Kombëtares italiane, Bepe Sinjori. Shqiptari 32-vjeçar u arrestua dje nga policia italiane. Midis viktimave të “specialistit” të vilave të personave Vip në zonën veriore të Romës, figuron edhe Renzo Arbore, ish-drejtori i edicionit të lajmeve TG1 Otavio di Lorenco. Shqiptari kishte vjedhur objekte të çmuara argjendarie, me vlerë 200 mijë euro e shumë sende të tjera.

6 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›