E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa tashmë është e qartë, për të qenë zgjedhjet prodhim origjinal i demokracisë

(Ato jashtë e dinë mirë se politikisht, shesim bakrin për flori)
Nga Besi BEKTESHI
Nga perëndimi sa më tepër afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë shtohen edhe kërkesat për standarde dhe cilësi të vërteta të jo thjesht zgjedhjeve por të gjithë procesit elektoral deri në përfundimin e tij. Ashpërsimi i gjuhës diçka më tepër dhe ndodhi që gjithmonë marrin sfond politik në këtë kohë janë për supervizorët dhe certifikuesit e huaj një shqetësim i madh prandaj ato paralajmërojnë dhe shtojnë kërkesat e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Shqipërisë që me 28 Qershor të zhvillojë zgjedhje të qeta, të lira dhe të drejta. Senati amerikan ka aprovuar një rezolutë ditën e premte dhe bën thirrje për një proces legjitim dhe të besueshëm. Senati amerikan njeh arritjet demokratike të popullit të Shqipërisë dhe shpreson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, jo vetëm do të ruajnë por edhe do të përmirësojnë transparencën dhe paanshmërinë e demokracisë në Shqipëri- thuhet në rezolute. Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, John Kerry si dhe disa senatorë gjatë prezantimit të rezolutës thanë se interesi i natyrshëm që ka Amerika në Shqipëri nuk ka marrë fund me pranimin e vendit në NATO. Ne shpresojmë që të gjitha palët të punojnë së bashku për të patur një proces zgjedhor të drejtë, legjitim dhe të besueshëm në sytë e popullit shqiptar dhe të partnerëve europiane, thuhet më tej në deklaratë. Në fakt kjo rezolutë është pikërisht 10 ditë përpara se të dalin rezultatet e zgjedhjeve në një kohë kur politika të ketë mundësi të reflektojë më së miri. Kërkohet përmirësim transparence dhe paanshmëri të demokracisë dhe Kerry ju tregon qartë sidomos atyre që janë në pushtet që nuk ka mbaruar interesi i Amerikës tani që Shqipëria është në NATO. Pra nuk ka mundësi për Senatin amerikan që të ulë rojën tani që Shqipërinë po ky senat, praktikisht e ka futur në NATO. Procesi kërkohet legjitim dhe i pranueshëm si nga populli shqiptar dhe partnerët europianë thotë Kerry, dhe të tjerët në senat. Janë të qartë amerikanët në këtë pikë... si gjithmonë në mbrojtje të demokracisë që në Shqipëri shpesh herë nuk është origjinale por false, apo kontra-prodhim një tip prodhimi jo origjinal, që shitet për origjinal. Por edhe miku i Shqipërisë Franco Frattini disi me keqardhje deklaron se kësaj radhe janë Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi që në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza kurse ne duhet të presim. Maqedonia do të ndiqet nga dy vendet që ndodhen më pranë procesit, Serbia dhe Mali i Zi. Ndërsa Bosnja dhe Shqipëria duhet të përforcojnë perpjekjet e tyre. Kjo është mënyra se si është vlerësuar progresi nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak. Kryediplomatët nuk japin asnjë datë të qartë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Kjo do të varet nga vete ata, nga meritat e tyre dhe nga arritjet e objektivave, ka pohuar Frattini. Europianët janë në ndjekje të zhvillimeve të fushatës dhe po mundohen të jenë të barazlarguar politikisht, sepse në Shqipëri menjëherë mund të bëhesh palë në politikë vetëm me një pohim apo mohim. Ndërkohë ministri sllovak komentoi dhe rëndësinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Ajo që nevojitet të bëhet është zhvillimi i një procesi zgjedhor qartësisht dhe krejtësisht në përputhje me standardet evropiane. Pra zgjedhjet të lira, të ndershme dhe transparente. Pasi ky është mesazhi që politikanët dhe qytetarët shqiptarë do ti dërgojnë Evropës dhe mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet do të ketë një impakt serioz në mënyrën se si do të shqyrtohet kandidatura Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, ka nënvizuar Lajcak. Po ku e kanë hallin si amerikanët dhe europianët?? Tanimë ato, jo vetëm për 18 vite demokraci, por edhe në kohën e regjimit të Zogut dhe diçka më përpara si dhe në marrëdhëniet e jashtëme politike të shtetit komunist dinë shumë qartë se politika shqiptare të shet bakrin për flori. Ne kur themi po fshehim jo-në dhe kur themi jo dikujt i kemi thënë po......!! Dikur shitnim bakër dhe krom dhe gjermanët kanë arritur të na kthejnë arin që nxirrej nga ky krom dhe këtë e tregonim për sinqeritet të të huajve dhe diçka për gomarllëk tonin. Por në politikë jemi ndryshe!! Nejse...! Ne gjithmonë kemi thënë se do të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por në fakt nuk kemi arritur të bëjmë. Maqedonasit dhe Serbët dhe po ashtu malaziasit me sa duket... po... kanë bërë të tilla zgjedhje. Ne themi dhe vërtetojmë se kemi Drejtësi, por në fakt të gjithë e dinë se ajo nuk jep drejtësi dhe është vetëm bakër apo një imitacion drejtësie. Drejtësia te ne është një kontrafatim që të lemeris me padrejtësitë që bën dhe në raport me individin dhe në raport me ligjin. Nuk është prodhim origjinal i demokracisë dhe kush thotë të kundërtën, pa dyshim që është një person që nuk do të njohë realitetin. Po si mund të ketë zgjedhje të lira kur nuk ka drejtësi të lirë dhe prodhim i demokracisë???!! Arsimi nuk është prodhim demokracie dhe origjinal, Tani nuk është as prodhimi socialist dhe as prodhimi perëndimor?? Nuk është dhe pikë... që me sajesat e kota të sistemit mësimor dhe tani në fund të provimeve të dekompozuar në liri marrje note për të gjithë, me raste zgjedhjesh...! Por sistemi arsimor të keqen më të madhe që mund të bëjë është se të nxjerr fëmijën injorant, po shëndetësia dhe sistemi i saj jo origjinal dhe antinjerëzor të vdes, po nuk e pate mendjen ose po nuk... kishe lekë me thes..!! Produkt demokracie është sistemi shëndetësor i joni..?? Në vendin që askush nuk është i siguruar, edhe pse paguan dhe ku humania ka marrë njëherë e me sa duket përgjithmonë tatëpjetën..!??? Kemi origjinal sistemin  fiskal dhe tatim taksat e doganat...? Po kush është ai shqiptar që ka pasur të bëjë qoftë edhe njëherë me këtë tre fraksione të Financës dhe nuk ka vënë re se janë vetëm Fiktion dhe në origjinal janë gërryese të xhepit të shqiptarëve. Kujtojnë se amerikanët dhe europianët nuk na dinë sa origjinalë jemi...?? Sa origjinal në mashtrim dhe korrupsion në çdo drejtim jemi...këtë nuk dinë të huajt që na certifikojnë demokracinë?!! E dinë e dinë mirë, por janë të durueshëm, sepse kanë të bëjnë me një shtet dhe popull që ka kaluar nga ferri në një farë parajse, dhe ngatërrojnë Shën Pjetrin me Djallin. Nuk dallojnë mirë ngjyrën e bardhë e atë të zjarrit, një pjesë e mirë e  shqiptarëve, por sidomos ato që politikën e konceptojnë si biznesin më të mirë. Ne kemi kohë që kundra-prodhojmë si demokraci dhe elementë të saj në Shqipëri duke pasur gajret në këtë drejtim. Ku nuk prodhojmë demokraci false ne??! Ne policin e kemi false dhe si imazh një trashaluq që ha fara lule dielli, ka makinë pa dokumente, shtëpi pa tapi dhe jeton në qytet, por nuk flet si në qytetar..! Mësuesin si një person me biçikletë që sa herë del në punë aq herë shan nën dhe sipër dhëmbëve dhe urren profesionin që nuk i jep sadisfaksion si dikur...!! Mjekun si një fytyrë pa tipare, që shikon vetëm si do të përmirësojë jetën në saj të sëmundjeve dhe shërimit avash avash të tyre...!! Pedagogun si një shitës provimesh...! Doganierin si një person injorant, por me vilë dhe makinë të shtrenjtë...! Nëpunësin e vogël si njeriun që largohet nga zyra për të bërë punët e zyrës...! Drejtorin, një person që merr urdhra partie dhe i shërben asaj, biles sa më gabim ta ketë ajo, aq më i devotshëm është ai...! Deputetin një njeri që merr votën dhe jep... një lesh... për të gjithë, por për të vetët po... ai bën diçka..kryesisht për veten e tij! Klasën politike si një shushunjë që nuk ka të ngopur...! Ndoshta kjo është origjinalja....? Jo nuk është e gjitha kështu, as janë të gjithë kështu, por kjo pamje i afrohet origjinales. Kurse në fakt, ne luajmë me prodhimin false dhe të tjera standarde, që nuk kanë të bëjnë me jetën tonë. Pse mos të luajmë kështu edhe me këto zgjedhje..!? Se mos hera e parë dhe se mos është se të huajt, po paralajmërojnë vetëm tani. Ato gjithmonë kështu kanë deklaruar dhe politikisht ne gjithmonë ja kemi hipur kalit..!
Ne kështu jemi origjinalë, kur të gjithë e dinë se nuk kemi pothuaj asgjë origjinale.
Jemi m

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›