Alvarez, i lumtur për golin

Ricardo Alvarez e ka gjetur golin në fanellën e Interit, duke ia siguruar një barazim ndaj Trabzonsporit skuadrës Nerazzurre, i cili i mjaftoi që ta sigurojë kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Jam mjaft i lumtur sepse po përmirësohem. Mendoj se kam zhvilluar dy ndeshje të mira, por gjëja më e rëndësishme është se jemi kualifikuar. Tash duhet të këndellemi edhe në kampionat”, deklaroi Alvarez i cili iu bashkua Interit këtë sezon.
Ai premton se do të japë gjithçka për klubin e tij, ndërsa e pranon se ka nevojë të përmirësohet dhe të luajë rregullisht.