E nisin me Qipron

Kombëtarja shqiptare të mërkurën ka mësuar orarin e përballjeve për eliminatoret e Kampionatit botëror ‘Brazili 2014’. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E së bashku me Norvegjinë, Zvicrën, Slloveninë, Shqipëria, Qipron dhe Islandën.
Ekipi kombëtar aventurën në këto eliminatore do ta nisë kundër Qipros në Tiranë, më 7 shtator të viti 2012. Pikërisht me këtë ndeshje, Shqipëria edhe do t’i përmbyllë kualifikimet për ‘Brazili 2014’
Ajo që bie në sy është ndeshja e dytë që kuqezinjtë do ta luajnë kundër Zvicrës, ku aktivizohen plot pesë futbollistë shqiptarë. Në vitin 2012, Shqipëria si vendase do të luajë edhe kundër Islandës dhe Sllovenisë.
Ndërsa vitin e dytë ekipi kuqezi do ta ketë më të vështirë, pasi nga gjashtë ndeshje, katër do t’i luajnë si mysafir.
Në mungesë të selektorit, Federatën Shqiptare të Futbollit në përcaktimin e orarit e kanë përfaqësuar presidenti Aramd Duka dhe dy ish anëtarët e Kombëtares shqiptare, Alban Bushi dhe Edvin Murati.
Përfaqësuesit e skuadrave nga Grupi E nuk kishin rënë dakord për përcaktimin e orarit,
kështu që është vënë në përdorim shorti i cili për ekipin kombëtar të Shqipërisë u tërhoq nga golashënuesi i njohur kuqezi Alban Bushi dhe prodhoi këtë kalendar:
Orari i takimeve
Viti 2012
Shqipëri-Qipro 07.09.2012
Zvicër-Shqipëri 11.09.2012
Shqipëri-Islandë 12.10.2012
Shqipëri-Slloveni 16.10.2012
Viti 2013
Norvegji-Shqipëri 23.03.2013
Shqipëri-Norvegji 08.06.2013
Slloveni-Shqipëri 06.09.2013
Islandë-Shqipëri 10.09.2013
Shqipëri-Zvicër 11.10.2013
Qipro-Shqipëri 15.10.2013