Tare e Bogdani, bashkë te Lacio?.

Igli Tare në bankinë si drejtor teknik dhe Erion Bogdani në vijën e parë të sulmit në fushë te Lacio? Edhe pse në pamje të parë është një lajm i radhës. Do të ishte vërtet bukur. Skuadra e dytë e kryeqytetit italian "pushtohet" nga shqiptarë. I pari me kravatë dhe tjetri me këpucë me thumba. Ish-kapiteni i Kombëtares, Tare dhe ish-sulmuesi i Livornos, Bogdani, janë produkte të shkollës së Partizanit dhe një ribashkim i dy "kullave (binjake)" te Lacio do të ishte një gjë vërtet intriguese. Kujtimet e largëta të cojnë edhe te Loro Borici, edhe pse legjenda shkodrane e Vllaznisë dhe e Partizanit ka luajtur gjatë viteve të luftës me bardhekaltërit.
Gjithsesi, mund të ndodhë që Bogdani të jetë pjesë e skudrës së presidentit Lotito pavarësisht se në kohë merkatoje, deri para nënshkrimit zyrtar, gjithcka është pjesë e rotativit të tregut mediatik. "Lacio është duke kërkuar informacione për Pelisierin, dhe para së gjithash për Bogdanin. Për sulmuesin shqiptar do të flitet në ditët e ardhshme", - shkruante violaneës.it.
Tare mund të vendosë jo pak në të ardhmen e Bogdanit. Për momentin të dy kanë një "feeling" të përbashkët. Që i lidh me Kombëtaren kuqezi. Igli Tare u përjashtua nga kroati Oto Baric pas miqësores me Maqedoninë, Erion Bogdani u la në harresë nga holandezi Ari AHan para miqësores me Lihteshtejnin. Bogdani ka pasur sinjale edhe nga Bolonja, që mirëpriten prej tij. Ashtu si shtypi ka lakuar edhe interesimin nga Ispuic Toun e QPR-ja në Angli.
Gjithsesi, në shtëpinë e Lacios flitet edhe për një rikthim të Hernan Krespos, por sulmuesi i Interit nuk dëshiron ta veshë serish bluzën bardhekaltër, me të cilën ka luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2002.