E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohen pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një njoftimi ka sqaruar se pensionistëve të cilëve nuk u është bërë pagesa e pensioneve për muajt nëntor-dhjetor 2009, ka ndodhur për shkak të moslajmërimit të tyre me kohë në qendrat regjionale të Administratës Pensionale të Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, të gjithë shfrytëzuesit nga këto skema janë të obliguar që të lajmërohen personalisht në zyrat regjionale të APK-së dy herë brenda vitit.

Periudha e parë e lajmërimit ka qenë janar-mars, kurse periudha e dytë ka qenë shtator-nëntor 2009. Të gjithë ata shfrytëzues që nuk janë lajmëruar personalisht në zyrat e Administratës Pensionale, kanë qenë të suspenduar nga pagesa e pensionit.

“Ata pensionistë që janë lajmëruar në ndërkohë, janë përfshirë në pagesë për muajin dhjetor duke e marrë, në formë retroaktive pensionin edhe për muajin nëntor, kurse ata që janë lajmëruar me vonesë, ose nuk janë lajmëruar akoma, por lajmërohen në ndërkohë, do të përfshihen në pagesë në muajin janar 2010, duke i marrë pensionet në formë retroaktive edhe për muajt që nuk i kanë marrë”, thuhet në njoftim e MPMS-së. Ndryshe, në muajin dhjetor, në pagesë janë përfshirë rreth 10 mijë pensionistë të suspenduar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›