E Diel, 1 Nëntor 2026

Linja 110 kV Shqipëri - Kosovë, nënshkruhet marrëveshja me KfW-në

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë 400 kV Shqipëri - Kosovë si dhe të linjës 110 kV, Unaza së Jugut me një vlerë prej 91 milionë eurosh. Marrëveshja u nënshkrua midis Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW Entwicklungsbank), e përfaqësuar nga drejtoresha për zyrat rajonale për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, znj. Ute Rodrian, Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, z. Ymer Balla, për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë 400 kV Shqipëri - Kosovë dhe ajo e tensionit 110 kV Unaza e Jugut, projekte të cilat bashkëfinancohen nga qeveria gjermane nëpërmjet KfW-së dhe kapin vlerën e 91 milionë eurove. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, e cila u mbajt në ambientet e Ministrisë së Financave, ishin të pranishëm edhe ambasadori fuqiplotë i Republikës Federale Gjermane, z. Bernd Borchardt, si edhe shume funksionarë të lartë të shtetit shqiptar. Ky financim i qeverisë gjermane do të mundësojë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri - Kosovë me vlerë 42 milionë euro dhe të linjës 110 kV Unaza e Jugut me vlerë 49 milionë euro. Së bashku me linjën e tensionit të lartë Shqipëri - Mali i Zi, ndërtimi i linjës së transmetimit te tensionit të lartë 400 kV, projekte të bashkëfinancuara nga qeveria gjermane, ka si qëllim përmirësimin e rrjetit të transmetimit në vend si edhe ta lidhë Shqipërinë me rrjetin energjetik evropian, duke mundësuar në këtë mënyrë rritjen e kapaciteteve importuese si edhe eksportuese të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›