E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndalohet pronari i firmës së ndërtimit

08/06/2005  TIRANË- Pronari i një firme ndërtimi është ndaluar nga Komisariati numër 3, pasi sipas policisë është përgjegjës për vdekjen e një punëtori. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, Refit Basha, 50 vjeç, lindur në Gramsh e banues në Tiranë është ndaluar, pasi prokuroria ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve" dhe të "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë". Policia sqaron se në datën 14.09.2004, gjatë punimeve të ndërtimit të një pallati në qytetin e Vorës, ka gjetur vdekjen punëtori Flogert Selenica. Policia bën të ditur se tashmë po sqarohen rrethanat e vdekjes së punëtorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›