E Hënë, 2 Nëntor 2026

Himni i Policisë së Shtetit Shqiptar

08/06/2005  TIRANË- Prezantohet himni i Policisë së Shtetit. Me tekst të poetit Arben Duka, kompozitor Edmond Zhulali dhe interpretues Kastriot Tusha, dje në Teatrin Kombëtar uniformat blu dëgjuan himnin e ri, gjatë një shfaqje të drejtuar nga Adi Krasta. Teksti është hartuar me ndjenjë dhe fillon me fjalët "Si burim me rrjedh nga zemra, ky motiv, ky frymëzim, sa një det më ndizet kënga, Polici e vendit tim!…”. Më pas vijon, "Ligjin e kemi babë e nënë, mbrojmë shpresën, mbrojmë jetën, tek ky popull hodhëm rrënjë, asnjëherë nuk jemi vetëm". Refreni i himnit pasqyrohet me këto vargje "Policia-Policia në çdo hap jeta thërret, ti je nderi, krenaria, se ti jetën mbron me jetë!". Në fund autori përcjell emocionin e policëve të rënë në krye të detyrës, "Jetën në rrezik e kemi, ditë e natë jemi ne, si një këngë shprese jemi, për të dashurin tonë, Atdhe. O, sa djem, lule rini, e vunë jetën në altar, dhe emrin polici, mban në zemër çdo shqiptar".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›