E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: Serbia në BE, nëse njeh Kosovën

Vjenë, 20 shkurt, NOA Bashkimi Evropian nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë me çdo kusht pavarësinë e Kosovës, sepse disa shtete të tij po ashtu nuk e kanë njohur atë. Një deklaratë e tillë është bërë nga Hannes Sëoboda, deputet austriak në Parlamentin Evropian, i cili është në të njëjtën kohë edhe nënkryetar i socialistëve evropianë.

Por sipas tij, gjithsesi, duhet të merret parasysh gjetja e një zgjidhje lidhur me njohjen e statustit të Kosovës nga ana e Serbisë, para hyrjes së saj në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, kryediplomatja evropiane, Katerina Ashton, gjatë qëndrimit të saj për një vizitë dje në Prishtinë tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe pavarësisht faktit se 5 nga 27 vende të BE-së nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, ekziston një pajtueshmëri të plotë se Kosova dhe rajoni kanë perspektivë evropiane dhe paraqesin prioritet në azhendën politike të BE-së, pohoi ajo më pas.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›