Swizlandi, shteti i 66-të që njeh Kosovën
PRISHTINë- Mbretëria e Swaziland’it është shteti i 66’të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra e njohjes nga ky shtet ka ardhur në adresë të partisë Aleanca për Kosovën e Re.
Gazeta kosovare Express, citon letrën e njohjes të prezantuar nga nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi.
“Njohja de Jure ka ardhur sot në adresën tonë ndërkaq njohja de facto kishte ndodhur dy ditë më parë”, tha Gashi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
Mbretëria e Swaziland një shtet i vogël jugafrikan bëhet kështu shteti i 66-të që njeh Republikën e Kosovës. Gashi ka thënë se priten edhe njohje të tjera që janë si rezultat i lobimit të liderit të AKR-së Bexhet Pacolli.
(m.a/News24/BalkanWeb)