Morinë-Merdare, u firmos kontrata qeveri-Bechtel Enka
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës dhe kompania Bechtel Enka kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Autostrada do të jetë e gjatë 117 km dhe do kushtojë 700 milionë euro. Kjo rrugë që është pjesë e autostradës së madhe Shqipëri-Kosovë, është më e gjatë se pjesa shqiptare Durrës-Morinë, e cila në fakt kushtoi 1 miliardë euro për shkak të aferave korruptive për të cilat u akuzua ish ministri i jashtëm Lulëzim Basha.
Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur nga fundi i muajit të kaluar përfundimin e negociatave me kompaninë amerikano turke "Bechtel & Enka", për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar. Autostrada do të ndërtohet segment pas segmenti dhe do të fillojë të punohet në ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafë të Dulës.
Autostrada Vërmicë-Prishtinë-Merdar do të jetë autostradë hyrje dalje, në gjerësi prej 28 metrash, ku do të jenë dy shirita qarkullues me nga 3.75 metra, një shirit ndihmës emergjent 2.5 metra dhe brezi i gjelbër në mes me gjerësi 3 deri në 4 metra. Sipas parashikimeve, autostrada në segmentin e parë dhe të dytë mund të fillojë të ndërtohet më së largu deri në maj të këtij viti, mirëpo ende asgjë nuk është përfundimtare.
(m.a/BalkanWeb)