Swoboda: Reforma zgjedhore dhe presidenti, kusht për statusin

Partnerët europianë vijojnë apelin drejtuar forcave politike në Shqipëri për zgjedhjen e një presidenti konsensual si dhe për përfundimin e reformës zgjedhore.
Kreu i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europain Hans Swoboda ka theksuar se të dyja këto çështje janë kusht që vendi të fitojë satusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
“ Shqipërinë e presim krahëhapur, por duhet të ndihmojë duke bërë detyrat. Reforma Zgjedhore e Presidenti konsensual kyc për statusin” është shprehur Swoboda.
Deklarata e kreut të grupi parlamentar socialist në PE, Swoboda është bërë gjatë takimit me kreun e PS Rama në një tryezë rajonale të organizuar në Athinë për Identitetin Europian.