“Bashkim në diversitet” - Kryeministri Berisha në Budva në takimin e Europës Juglindore
Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në takimin e Europës Juglindore, në Budva (Mali i Zi), një takim i përvitshëm që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore.
Në këtë takim marrin pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Europa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si Senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, Kryeministri Igor Luksiç dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiç, Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje Hercegovinës Zlatko Lagumdzija, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish-presidenti Kroat Stjepan Mesic etj. Qëllimi i këtij takimi është të ndajë në frymën e miqësisë, vlera dhe ide për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kombeve, kulturave dhe besimeve. Kryeministri Berisha në këtë event nën logon “Bashkim në diversitet” do t’i adresohet pjesëmarrësve me një fjalë. Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit. Ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Washington DC qe nga 1953.