E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sylven në Pejë për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë

Në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët si dy qytete të binjakëzuar Horby dhe Peja, kanë thelluar bashkëpunimin.
N komunën e Pejës ka qëndruar për vizitë pune Komisionerja e Komisionit Evropian për ndërtim dhe zhvillim Rigmor Sylven me prejardhje nga Horby i Suedisë.

Përveç shëtitjeve neper vendet me të rëndësishme e shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë për Punë komunale dhe udhëheqës të Hidrodrinit dhe të bashkësisë së ujërave në Pejë sot ky delegacion u prit edhe nga Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha me bashkëpunëtor.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me Horbyn dhe këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen duke u bazuar në gatishmërinë e strukturave udhëheqëse të dy qyteteve. Kemi arritur marrëveshje qe se bashku ti përkrahim dy projekte me rëndësi për Pejën në kuadër të Grandeve që i ofron Komisioni Evropian e ato janë Riciklimi i mbeturinave dhe impianti i ujërave të zeza,por do të punojmë edhe në një projekt për turizëm si aset kryesor i komunës së Pejës për zhvillim”, tha kryetari Berisha.

Ndërsa, Sylven ka pohuar se misioni sajë në Komisionin Evropian ka filluar qysh në vitin 1996 dhe se përvoja sajë më e madhe është në Bosnje në përkrahjen e projekteve në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ajo shpreson se këtë përvojë do ta shfrytëzoj edhe për Pejën, ngase sipas sajë specifikat janë të ngjashme. “Por e rëndësishme është se ne jemi këtu të gatshëm të shkëmbejmë përvoja dhe se bashku të përgatitemi që më projekte konkrete dhe ne emër të dy qyteteve Horby dhe Peja të konkurrojmë me projekte zhvillimore në Grandet e Komisionit Evropian”, tha nder të tjera komisionerja Sylven. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›