E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synohet frikësimi i gazetarisë investigative

Reagon PSV

Kreu i PSV-së, Petro Koçi, ka dënuar vendimin e gjykatës për gjobitjen e televizionit kombëtar, “Top Channel”. Në një deklaratë për shtyp, PSV e ka cilësuar këtë akt si një zhvillim negativ në fushën e lirisë së medias. “Pa dashur të ndërhyjmë në pavarësinë e gjyqësorit dhe pa paragjykuar gjyqtarin konkret, ne mendojmë se sidomos ekzagjerimi me shumën e gjobës përbën një akt kërcënimi dhe frikësimi për gazetarinë investigative. PSV shpreson që situata e krijuar të korrigjohet brenda sistemit juridik dhe duke shmangur presionet e mëtejshme si mbi median, ashtu edhe mbi vetë gjyqësorin. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë ndaj gjithë gazetarëve investigativë dhe nxisim kurajon e tyre për të mos iu trembur presioneve dhe shantazheve politike apo kriminale”, përfundon deklarata e PSV-së.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›