E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta. Bosnja, më mirë se Shqipëria

Drafti

Rezoluta e Parlamentit Europian e miratuar për Bosnjën duket më optimiste se ajo e miratuar pak ditë më parë nga ana e PE-së për Shqipërinë, për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Në rezolutën e vendit fqinj theksohet në mënyrë të qartë se është bërë një progres i dukshëm nga ana e autoriteteve boshnjake për sa i përket plotësimit të kushteve për një regjim të liberalizuar vizash. Nga ana tjetër, në rezolutën për Shqipërinë theksohet puna e madhe që i mbetet vendit tonë të kryejë në kuadër të plotësimit të kushteve për heqjen e vizave. Po kështu, në rezolutën për vendin tonë theksohet rëndësia e madhe e zgjidhjes së krizës politike, e cila do t’i hapë rrugë edhe vijimit të integrimit në BE.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›