E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të mos ndalë vizat



Partia Demokratike i bëri dje thirrje kreut të PS-së, Edi Rama, që të mos prekë procesin e liberalizimit të vizave. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli lëshoi akuza të ashpra ndaj lidershipit rozë, duke thënë se PS "udhëhiqet nga pinjollët e bllokut, të cilët kanë rikthyer nëpërmjet mediave të tyre, propagandën e shëmtuar të shpifjeve, trillimeve, mashtrimeve dhe terrorit mediatik. Në emër të interesave të tyre për pushtet, ata bëjnë çdo gjë për të shkelmuar me të gjitha mënyrat mbi interesat më jetike të shqiptarëve, për të penguar heqjen e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›