E Shtunë, 31 Tetor 2026

Szczesny, në Arsenal për shumë vite

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 19:19

Duket se Arsenali më në fund e ka gjetur portierin titullar ideal.

I riu Wojciech Szczesny, i lindur në vitin 1990 e ka pasur gjithmonë besimin e menaxherit Arsene Wenger. Dhe, polaku dëshiron t’ia kthejë këtë besim trajnerit francez.

“Sa herë mendoj që ky është sezoni im më i mirë, mendoj se duhet të mbetem këtu për një kohë të gjatë. Nuk ka rëndësi se çka ndodh këtë sezon, sepse i ardhshmi do të jetë i rëndësishëm për mua dhe për Arsenalin. Po e jap më të mirën nga vetja”, tha Szczesny për goal.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›