Milan, Scudetto + Kupa e Italisë

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 18:30
Përpos Scudettos, Kupa e Italisë është bërë objektiv real i Massimiliano Allegri. Trajneri italian do ta vendos në fushë Milanin më të mirë të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Nga minuta e parë do të luajë i rikthyeri Andrea Pirlo, kurse sulmi do të përbëhet nga dyshja Cassano-Ibrahimovic.
“Dëshirojmë ta nderojmë këtë kupë, djelmoshat e respektojnë shumë këtë kompeticion. E kemi për obligim të provojmë ta fitojmë Scudetton dhe të arrijmë në finale të Kupës së Italisë. Meritë për sezonin e mirë është e të gjithë futbollistëve”, tha Allegri.