TAP marrëveshje për studimin e tokave shqiptare, ku do kalojë naftësjellësi
Përfaqësuesit e projektit të gazsjellësit Trans- Adriatik në Shqipëri, kanë gati marrëveshjen për të nisur negociatat me përdoruesit e tokës në territorin shqiptar. Këtë e ka deklaruar drejtori i projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik për Shqipërinë, Albert Haak. Sipas Haak, është nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare, sipas së cilës përfaqësuesit e projektit në vendin tonë kanë akses në të gjitha informacionet e pronarëve të tokave. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Trans-Adriatik do të zgjedhë dhe territorin më të përshtatshëm për ndërtimin e gazsjellësit.“Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi të dhëna të sakta në lidhje me pronarët apo dhe përdoruesit e territorit që do të shfrytëzohet. Kjo për arsye që të organizohen negociatat për kompensimet. Të gjitha këto të fundit me transparencë të plotë ligjore”, sipas UPI-së, kështu është shprehur Albert Haak në një deklaratë për mediat. TAP do ta lëvizë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në tregjet europiane. Kjo do të fillojë në afërsi të Selanikut, Greqi, duke kaluar më pas përmes territorit shqiptar, nëpër detin Adriatik dhe të arrijë në fund, bregun në jug të Italisë. TAP mund bëhet realitet në vitin 2017.
Konsorciumi i energjisë që menaxhon Nabucco, ndërmjetësimin Turqi-Greqi dhe rrjetin TAP pipeline, ka nënshkruar propozimin për Azerbajxhanin në tetor.